Monday, April 27, 2026
spot_img
HomeLajme“Flasin varret”, qindra qytetarë mblidhen për të nderuar të rënët në Mejë

“Flasin varret”, qindra qytetarë mblidhen për të nderuar të rënët në Mejë

“Liria ka emra. Janë ata që u flijuan. Janë ata që luftuan”. “Nderim për të rënët”. “E vërteta nuk ndryshohet”. “Flasin varret”.

Me këto slogane po shënohet 27-vjetori i masakrës më të madhe në Kosovë, në Mejë të Gjakovës, atje ku më 27 prill 1999, plot 376 shqiptarë u ekzekutuan, transmeton Klankosova.tv.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës, ku në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

E në këtë përvjetor, numër i madh i qytetarëve po merr pjesë në nderimin që po iu bëhet të rënëve. /klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT