Dogana e Kosovës ka parandaluar shmangien e 37,800 eurove detyrime doganore gjatë kontrollit të një importi në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, deklaruesi kishte paraqitur makineritë si të përdorura, ndërsa çmimi i tyre ishte deklaruar në bazë të kësaj karakteristike.
Megjithatë, kontrolli fizik dhe verifikimi i tabelave identifikuese treguan se makineritë ishin të vitit 2026. Kështu, zyrtarët doganorë evidentuan mospërputhje mes deklarimit dhe gjendjes faktike të mallit.
Rasti është trajtuar si deklarim i pasaktë, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave.
Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë intensifikimin e kontrolleve për parandalimin e evazionit fiskal dhe mbrojtjen e të hyrave publike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


