Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizFinalja në prag, Driloni e Xheneta i kërkojnë falje njëri-tjetrit – por...

Finalja në prag, Driloni e Xheneta i kërkojnë falje njëri-tjetrit – por për çfarë? (VIDEO)

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3 është të premten teksa finalistët kanë zgjedhur që në ditët e fundit t’i sheshojnë gjërat mes tyre.

Kësisoj, Xheneta i ka kërkuar falje Drilonit për një përplasje shumë javë më parë ku i kishte përmendur edukatën nga familja, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kam dashtë me të kërku falje për edukatën, por nëse e ke marrë ndryshe të kërkoj falje, nuk dua të dalë nga shtëpia pa të kërkuar falje. Po të kërkoj falje sinqerisht”, u shpreh Xheneta.

Njësoj veproi edhe Driloni i cili u shpreh se me zemër i kërkon falje Xhenetës për të gjitha gjërat që i kishte thënë vetëm e vetëm që ta nxjerrë nga vetja.

“Edhe unë të kërkoj falje për çdo send, të kam kërku falje por ke harru. Me zemër të kërkoj falje për fjalët që i kam përdorë me të qitë prej vetës sikur ti mu, po unë të kam qitë më shumë prej vetës – të kërkoj falje”, u shpreh Driloni.

Të dy finalistët u përqafuan dhe i pranuan kërkim faljen njëri-tjetrit. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT