Sunday, May 10, 2026
spot_img
HomeLajmeFermerët në krizë, Muja arsyetohet: Ka presione të jashtme në sektorin e...

Fermerët në krizë, Muja arsyetohet: Ka presione të jashtme në sektorin e qumështit

Ministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme dhe me dyshime për përdorim të yndyrave bimore e qumështit pluhur në treg, ndërsa fermerët vazhdojnë të përballen me ulje drastike të çmimit të blerjes së qumështit.

Deklaratat e ministrit në detyrë erdhën pas protestës së fermerëve në Drenas, ku prodhuesit derdhën qumështin në kanal si shenjë revolte ndaj rënies së çmimit nga 48 centë në rreth 27–30 centë për litër.

Muja ngriti shqetësimin se në treg po shtohen produktet që zëvendësojnë yndyrat shtazore me vaj palme dhe qumësht pluhur, duke shtuar se institucionet kanë vërejtur rritje të importeve të qumështit pluhur.

Megjithatë, fermerët kritikojnë institucionet për mungesë reagimi konkret, duke thënë se problemi ka kohë që është evident dhe se prodhuesit vendorë po mbeten pa mbështetje reale.

Muja gjithashtu deklaroi se analiza e institucioneve tregon për një ulje të koordinuar të çmimit të qumështit që nga fundi i vitit 2024, ndërsa sipas tij përfitimet kanë kaluar te përpunuesit dhe supermarketet, jo te fermerët apo konsumatorët.

Përfaqësues të sektorit të bujqësisë kanë paralajmëruar se nëse situata vazhdon me të njëjtin ritëm, shumë ferma mund të mbyllen, duke rritur varësinë e vendit nga importi dhe duke dëmtuar prodhimin vendor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT