Fermerët e Drenasit kanë protestuar duke derdhur qumështin në kanal, në shenjë pakënaqësie ndaj uljes së çmimit të blerjes nga qumështoret.
Sipas tyre, çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27–30 centë për litër, gjë që e bën të papërballueshme vazhdimin e prodhimit dhe dëmton rëndë punën e tyre.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Daut Haradinaj, i cili e ka quajtur të papranueshme derdhjen e qumështit dhe ka kritikuar mungesën e përkrahjes institucionale për prodhuesit vendorë.
Ai ka theksuar se në një kohë kur fermerët po përballen me vështirësi, prioritetet e shtetit nuk po reflektojnë nevojat e tyre.
Fermerët kërkojnë masa të menjëhershme për stabilizimin e çmimit dhe mbështetje më të madhe për sektorin e blegtorisë, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërhyhet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


