Qytetari nga Ferizaj, F. Abazi, ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në këtë qytet.
Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj, ku më pas është paraqitur edhe 24-vjeçari nga Shtimja, të cilit i kishte humbur portofoli.
“Sot, më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F. Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën ‘Gjergj Fishta’ në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
“Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj. Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E. A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


