Wednesday, April 22, 2026
spot_img
HomeLajmeFenomen shqetësues në Prishtinë: Thyhen kontejnerët e bërllokut

Fenomen shqetësues në Prishtinë: Thyhen kontejnerët e bërllokut

Një fenomen shqetësues është vërejtur në shumë rrugë të Prishtinës.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se disa persona po thyejnë kontejnerët për mbeturina, transmeton Klankosova.tv.

Në reagimin zyrtar bëhet lutje që kjo dukuri të mos përsëritet më, derisa u bë e ditur se kontejnerët e dëmtuar janë zëvendësuar me të rinj.

“Mbrëmë në shumë rrugë të kryeqytetit i kemi zëvendësuar kontejnerët e thyer me të rinj. Por është e papranueshme që të dëmtohet kaq shumë prona publike.  Kërkojmë bashkëpunimin e juaj, që të ruajmë e kujdesemi për mjedisin e përbashkët”, thuhet në reagim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT