Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeShowbizFëmijët e Anna Oxës marrin shtetësinë shqiptare

Fëmijët e Anna Oxës marrin shtetësinë shqiptare

Fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa, janë pajisur me pasaporta shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ka postuar fotografi me artisten dhe dy fëmijët e saj, Qazimi dhe Francesca, të cilët zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre.

“Sot mirëpritëm dy qytetarët më të rinj të Tiranës!  Qazimi dhe Francesca zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre, këngëtares së madhe me origjinë shqiptare, Anna Oxa, duke marre shtetësinë shqiptare në një moment plot emocion.  Jam krenar që Shqipëria sot është një destinacion për t’u rikthyer, me një Tiranë që i befason të gjithë”, ka shkruar Veliaj, njofton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT