Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeFëmija i aksidentuar në Pejë transferohet në QKUK për trajtim të mëtejshëm

Fëmija i aksidentuar në Pejë transferohet në QKUK për trajtim të mëtejshëm

Një fëmijë që u aksidentua sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, pasi u godit nga një veturë, është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Më pas, për shkak të natyrës së lëndimeve të marra, ai është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Policia ka bërë të ditur se po heton rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT