Fitim Llapashtica është emëruar trajner i ri i FC Vushtrrisë, duke u rikthyer në krye të skuadrës vushtrriase pas disa vitesh.
Llapashtica e ka udhëhequr FC Vushtrrinë edhe gjatë sezonit 2019/20, ndërsa tani rikthehet me synimin për të nisur një kapitull të ri me ekipin.
Ai tashmë ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën, ndërsa nesër do ta ketë edhe sfidën e parë, në një ndeshje miqësore ndaj FC Mitrovicës në Mitrovicë.
“Një fytyrë e njohur rikthehet aty ku e njeh mirë ambientin, klubin dhe tifozët tanë. Fitim Llapashtica është trajneri i ri i FC Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e klubit.
FC Vushtrria është përballur me rezultate të dobëta që nga rikthimi në Superligë, ndërsa me emërimin e Llapashticës synon të nisë një kapitull të ri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


