Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHouthit sulmojnë stacionin elektrik që furnizon Xhaminë e Profetit në Medinë

Houthit sulmojnë stacionin elektrik që furnizon Xhaminë e Profetit në Medinë

Milicia Houthi në Jemen, e mbështetur nga Irani, ka kryer një sulm me dron ndaj një stacioni të shpërndarjes së energjisë elektrike në Medinë, njoftoi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Sipas zëdhënësit të koalicionit, gjeneral-brigade Turki al-Maliki, sulmi ndodhi të martën dhe kishte në shënjestër stacionin e shpërndarjes së energjisë “Taibah”. Si pasojë, një transformator u dëmtua dhe doli jashtë funksionit.

Autoritetet saudite thanë se sulmi nuk shkaktoi ndërprerje në rrjetin më të gjerë elektrik. Sipas tyre, ekzaminimi i mbetjeve të dronit konfirmoi se përgjegjës për sulmin ishin Houthit.

Stacioni i goditur është ndër objektet që furnizojnë me energji elektrike shërbimet në Xhaminë e Profetit në Medinë, një prej vendeve më të shenjta të Islamit.

Koalicioni saudite i ka akuzuar Houthit se po synojnë të provokojnë ndjenjat e myslimanëve duke goditur objekte që lidhen me vendet e shenjta islame, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë masat për mbrojtjen e tyre.

Sulmi vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes Arabisë Saudite dhe Houthive, të cilët gjatë javëve të fundit kanë intensifikuar sulmet ndaj Mbretërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT