Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeRozana Radi mohon lidhjen me videot që po qarkullojnë: Mos ma njollosni...

Rozana Radi mohon lidhjen me videot që po qarkullojnë: Mos ma njollosni emrin, kam partnerin dhe familjen time

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar pas materialeve intime që ditët e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me to.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Radi ka theksuar se nuk shfaqet në asnjërën prej videove të publikuara dhe se pretendimet që lidhen me emrin e saj janë të pavërteta.

Ajo ka paralajmëruar ndjekje ligjore ndaj personave që, sipas saj, përpiqen të dëmtojnë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve.

“Unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet”, ka shkruar Radi.

Këngëtarja ka kërkuar gjithashtu nga publiku që të mos shpërndajë apo amplifikojë materialet, duke bërë thirrje për respektimin e privatësisë dhe të mos u jepet hapësirë pretendimeve të pabazuara.

Radi ka bërë të ditur se, nëse përhapja e këtyre pretendimeve vazhdon, do të ndërmarrë procedurat ligjore që i konsideron të nevojshme.

Postimi i plotë:

“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve.

Për mua, kjo mbaron këtu.

Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.

Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.

Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen.

Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.

Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos jepni kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare.

Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë dikujt që po përpiqet të dëmtojë emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.

Nëse kjo vazhdon, do të ndiqet të gjitha procedurat ligjore që më takojnë.

Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia.

Rozana Radi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT