Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeFansat kritikojnë koncertin e Harry Styles: Pamja nga skena ishte katastrofë

Fansat kritikojnë koncertin e Harry Styles: Pamja nga skena ishte katastrofë

Koncerti i parë i turneut botëror të Harry Styles në Amsterdam është shoqëruar me reagime të shumta negative nga fansat, të cilët janë ankuar për pamje të kufizuar dhe pengesa që ua bllokonin skenën gjatë performancës.

Këngëtari britanik hapi turneun “Together, Together” në Johan Cruyff Arena, por menjëherë pas koncertit rrjetet sociale u mbushën me foto dhe video nga pjesëmarrës që pretendonin se nuk kishin mundur ta shihnin artistin për pjesën më të madhe të shfaqjes.

“Jam në rreshtin e parë dhe nuk mund ta shoh fare skenën. Dua rimbursim”, shkroi një fanse në rrjetet sociale, ndërsa të tjerë kritikuan strukturat dhe urat e vendosura pranë skenës, duke thënë se ato ua pengonin plotësisht pamjen.

Disa pjesëmarrës thanë se, pavarësisht çmimit të lartë të biletave, kishin parë artistin vetëm për pak minuta gjatë koncertit.

Turneu i ri i Harry Styles përfshin gjithsej 67 shfaqje në qytete të ndryshme të botës, përfshirë Nju Jorkun, São Paulon, Mexico Cityn, Melbourne dhe Sydney.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fansat kritikojnë koncertin e Harry Styles: Pamja nga skena ishte katastrofë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT