Fahri Fazliu, djali i ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, i ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai uroi që të gjithë që po gjykohen në Hagë, të kthehen në atdheun që e çliruan, transmeton Klankosova.tv.
“Urime Kosovë 17 vjetori i Pavarësisë, Urime shqiptarë kudo që jeni! Urime dhe për ty baboki jonë, Fadil Fazliu!”.
“Një respekt i veçantë për të gjithë Çlirimtarët që padrejtësisht po mbahen në Burgun e Hagës. Uroj që të gjithë të ktheheni në atdheun që e çliruat dhe në shtetin që themeluat! Krenari e përjetshme të gjithë atyre që kontribuuan për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës”, thuhet në postimin e djalit të Fadilit.
“Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Liri për gjithë Çlirimtarët!”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


