Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeLoredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, i është bashkuar thirrjes për protestën “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet të mërkurën në Prishtinë.

Zefi ka publikuar në rrjetet sociale ftesën për protestë, duke e shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “Jo në emrin tim”.

Tubimi është paralajmëruar për 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa nisja është caktuar në orën 16:00.

Protesta zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT