Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeApeli ia ndryshon masën Jozefin Markut, këngëtari reagon: Ka një diell që...

Apeli ia ndryshon masën Jozefin Markut, këngëtari reagon: Ka një diell që m’shoqnon kudo

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku, duke e lënë atë në “detyrim paraqitje”.

Marku ka publikuar në “Instastory” një fotografi të tij, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh përmes të cilit thotë se edhe në momentet e vështira vazhdon të ecë përpara.

“Ka një diell që m’shoqnon kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë.

Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuar edhe vetë. Ju Dua”, shkruan ai krahas fotos në “Instastory”.

Postimin e ka shoqëruar me këngën e tij “Ylli i mbrëmjes”.

Jozefin Marku ishte arrestuar në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në pamjet e publikuara, Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij.

Sipas hetimeve, për ndalimin e tij dyshohet se është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

Me vendimin e Apelit, Marku do të hetohet nën masën “detyrim paraqitje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT