Rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit ka ndodhur një vetaksident i një autoblinde të Policisë së Kosovës.
Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Ai ka thënë se në mjetin e blinduar ishin disa zyrtarë policorë.
“Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve).Të lënduarit janë në Spitalin Rajonal Mitrovica së Jugut”, ka thënë Elshani.
Klankosova.tv ka biseduar edhe me Spitalin e Mitrovicës së Jugut, Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media, ka thënë se duke marrë tretman mjekësor janë tetë zyrtarë policorë. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


