Policia e Kosovës ka ekstraduar sot drejt Suedisë një shtetas suedez, i identifikuar me inicialet A.B., i cili kërkohej nga autoritetet suedeze përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar një letër-rreshtim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Suedisë, përmes INTERPOL-it.
Policia bëri të ditur se procedura e ekstradimit është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në luftimin e krimit ndërkombëtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


