Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku i lënduar ka mbetur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:51 në rrugën “Avdullah Babalia”, ku i dyshuari Kastriot Jakaj rreth 55 vjeç ishte duke drejtuar një veturë të tipit Mercedes Benz B180, me targa të huaja.
Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit nuk ka respektuar shenjën e ndalimit të qarkullimit për shkak të punimeve në rrugë dhe ka vazhduar lëvizjen në kahje të kundërt. Pas ndalimit nga Policia, ai ka lëvizur në mënyrë të pasigurt mbrapa dhe pa u siguruar në retrovizorë, duke goditur një zyrtar policor.
Si pasojë, polici ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, nga ku më pas është liruar në shtëpi.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


