Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Sherri familjar në Kaçanik del jashtë kontrollit – mesazhe kërcënuese...

Ekskluzive | Sherri familjar në Kaçanik del jashtë kontrollit – mesazhe kërcënuese dhe drogë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

Një konflikt familjar në Kaçanik ka përfunduar me arrestim, pasi një person dyshohet se i dërgoi vëllait të tij mesazhe kërcënuese dhe fyese përmes e-mailit, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpi Policia gjeti edhe substancë narkotike, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është H. Ç (34 vjeç), ndërsa viktimë figuron vëllai i tij, G. Çaka (30 vjeç).

Sipas informatave, ankuesi është paraqitur në Stacionin Policor në Kaçanik më 16 maj 2026 rreth orës 14:00, duke raportuar se vëllai i tij i kishte dërguar më herët gjatë ditës e-mail me përmbajtje fyese dhe kërcënuese.

Sinjali mëson se viktima kishte deklaruar para Policisë se ishte ndjerë i rrezikuar nga mesazhet, ndërsa kishte treguar po ashtu se i dyshuari kishte sjellje të dhunshme në shtëpi dhe kishte dëmtuar orenditë familjare.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, Policia ka gjetur:

  • gjësende të thyera,
  • si dhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në dhomën e gjumit.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i dyshuari kohëve të fundit kishte shfaqur çrregullime mendore dhe kishte refuzuar trajtimin mjekësor.

Gjatë intervistimit, Hekuran Çaka ka pranuar se kishte sharë familjarët, por ka mohuar se i kishte kanosur ata. Sipas tij, sjelljet e tij kishin ardhur si pasojë e distancimit të familjes dhe presionit psikik, ndërsa ka përmendur edhe dhimbje të vazhdueshme të dhëmbëve për të cilat kishte marrë trajtim.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si: “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT