Një incident i rëndë është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një person ka pësuar lëndime të rënda pas një përleshjeje në një kafiteri, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 16:30, në kafiterinë “AS” në rrugën “Nënë Tereza”.
Në vendngjarje është hasur viktima V. H., 53-vjeçar, i cili dyshohet se është sulmuar nga një person i panjohur, i cili është larguar menjëherë pas incidentit.
Sipas informacioneve, i dyshuari dyshohet të jetë shtetas i Shqipërisë, ndërsa identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.
Pas trajtimit mjekësor në QKUK, mjekët kanë konstatuar se viktima ka pësuar frakturë në kokë, si pasojë e goditjeve me mjete të forta.
Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


