Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një i mitur ka mbetur i plagosur, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 20:20, kur Policia ka dalë në vendngjarje pas informatës për të shtëna.
Viktima është gjetur me plagë në këmbën e majtë, nën gju, me gjakderdhje. Për shkak të pamundësisë që urgjenca të arrinte në lokacion, fillimisht i është dhënë ndihma e parë nga Policia dhe më pas është transportuar me veturë policore deri te ekipi mjekësor, i cili e ka dërguar në spital. Sipas mjekëve, i njëjti është hospitalizuar.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa hetuesit kanë nisur menjëherë veprimet për identifikimin e të dyshuarve.
Të dyshuarit janë paraqitur në stacion së bashku me prindërit, ndërsa njëri prej tyre ka pasur lëndime të lehta në këmbë dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Të gjithë të përfshirët janë të mitur dhe janë intervistuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari kryesor është ndaluar për 24 orë.
Hetimet janë në vazhdim.


