Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Përplasje familjare pas mesnate në Prishtinë – burri demolon shtëpinë,...

Ekskluzive | Përplasje familjare pas mesnate në Prishtinë – burri demolon shtëpinë, vajza thotë se e goditi me shuplakë

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas mesnate në Prishtinë, ku një konflikt mes bashkëshortëve ka eskaluar me demolim të orendive dhe pretendime për dhunë fizike ndaj vajzës së familjes, mëson Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani”, ku Policia është njoftuar rreth orës 00:30 për një incident brenda familjes.

Njësitë reaguese kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar palët në Stacionin Policor Jugu për procedim të mëtejmë.

Sipas deklarimit të ankueses B.A.D, mosmarrëveshjet me bashkëshortin kishin nisur që gjatë pasdites së 26 majit, rreth orës 15:00, ku ai në gjendje nervoze kishte thyer karrige dhe sende të ndryshme shtëpiake.

Ajo ka deklaruar po ashtu se pas mesnate, rreth orës 00:40, bashkëshorti kishte rrëzuar edhe krevatin e dhomës së ditës gjatë konfliktit.

Sinjali mëson se vajza e çiftit, B.D, ka deklaruar para Policisë se gjatë debatit babai i saj e kishte goditur me shuplakë në krah.

Nga ana tjetër, i dyshuari P. D. ka pranuar se kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten për çështje financiare dhe se kishte demoluar disa sende në gjendje mllefi, por ka mohuar ushtrimin e dhunës fizike ndaj familjarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT