Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ndalet në kufirin e Vërmicës – në kërkim nga Gjykata...

Ekskluzive | Ndalet në kufirin e Vërmicës – në kërkim nga Gjykata e Prishtinës, përfundon në mbajtje

Një person është ndaluar në Pikën Kufitare të Vërmicës, pasi rezultonte në kërkim me urdhër të gjykatës, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 14:00, në hyrje të pikës kufitare, ku gjatë kontrollit kufitar është ndaluar Ismet Maliqi rreth 65 vjeç.

Sipas informacioneve, ndaj tij ishte lëshuar letër-rreshtim nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur.

Me rekomandim të gjyqtarit të çështjes, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme janë në vijim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT