Mbrojtësi argjentinas Cristian Romero është shumë pranë largimit nga Tottenham Hotspur për t’iu bashkuar Atletico Madridit.
Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka dhënë tashmë konfirmimin e tij të famshëm “Here we go”, duke bërë të ditur se mes dy klubeve është arritur marrëveshja për transferimin e 28-vjeçarit.
Sipas raportimeve, marrëveshja kap vlerën e rreth 40 milionë eurove, përfshirë bonuset, ndërsa Romero pritet të vazhdojë karrierën në La Liga nën urdhrat e Diego Simeones.
Transferimi i jep fund spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së kampionit të botës me Argjentinën, i cili gjatë kësaj vere ishte lidhur edhe me klube të tjera të mëdha evropiane.
Interi kishte shfaqur interes konkret për mbrojtësin argjentinas, ndërsa Tottenham nuk dëshironte ta shiste kapitenin e tij te një rival i drejtpërdrejtë në Ligën Premier.
Në fund, Atletico Madridi ka fituar garën për shërbimet e Romeros, i cili pritet t’i shtojë repartit defensiv të Simeones përvojë dhe agresivitet.
Romero ishte pjesë e Tottenhamit që nga viti 2021, ndërsa tashmë është gati të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij në futbollin spanjoll.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


