Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | “Ma arrestove vëllanë” – kërcënohet polici para Stacionit në Pejë,...

Ekskluzive | “Ma arrestove vëllanë” – kërcënohet polici para Stacionit në Pejë, shoqërohet i dyshuari

Një rast i kanosjes ndaj një zyrtari policor është raportuar pasditen e 26 majit në Pejë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një polic për shkak të arrestimit të vëllait të tij, mëson Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, para Stacionit Policor në Pejë, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Sipas informatave, derisa zyrtari policor kishte qenë para objektit të Policisë, i dyshuari Shefqet Kabashi i është afruar dhe ka filluar ta kërcënojë lidhur me detyrën zyrtare, duke i përmendur arrestimin e vëllait të tij.

Sinjali mëson se kërcënimet janë përsëritur disa herë, ndërsa polici fillimisht i kishte kërkuar të dyshuarit të prezantohej, pasi nuk e njihte personalisht dhe nuk kishte dijeni se kush ishte.

Pas situatës së krijuar, zyrtarët policorë e kanë shoqëruar të dyshuarin brenda në Stacionin Policor në Pejë për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për “Kanosje”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën trajtim hetimor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT