Personi që mbeti i plagosur në incidentin e ndodhur sonte, sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, njihet me nofkën “Plaku”.
Sinjali mëson se i njëjti dyshohet se ka pësuar plagë të rënda trupore, të cilat në fazën fillestare po konsiderohen me rrezik serioz për jetën.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë publike, ndërsa njësitet policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë veprimet intensive hetimore.
Nuk dihen ende motivet e incidentit, derisa pritet që gjatë orëve në vazhdim të ketë më shumë detaje nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


