Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ky është i arrestuari për tragjedinë në Gjakovë ku humbi...

Ekskluzive | Ky është i arrestuari për tragjedinë në Gjakovë ku humbi jetën punëtori në vendin e punës

Është arrestuar personi i dyshuar lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një punëtor humbi jetën në vendin e punës, mëson Sinjali.

I arrestuari është Ismet Lataj rreth 59 vjeç, i cili dyshohet për përfshirje në rastin ku viktima Sadri Lokaj rreth 52 vjeç u zë nga një kamion, duke pësuar lëndime fatale.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2026 rreth orës 09:50, ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes konstatoi vdekjen rreth orës 10:00.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT