Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ky është 25-vjeçari që u arrestua në Prizren – Policia...

Ekskluzive | Ky është 25-vjeçari që u arrestua në Prizren – Policia i gjeti kokainë e marihuanë gjatë bastisjes për një rast tjetër

Sinjali mëson se personi i arrestuar gjatë një aksioni policor në Prizren është Muamet Selimi 25-vjeçar.

25-vjeçari ra në prangat e Policisë më 18 gusht, pasi hetuesit kishin shkuar për kontrollin e shtëpisë së tij lidhur me një tjetër vepër penale që ishte nën hetim, por gjatë bastisjes hasën edhe në substanca të dyshuara narkotike.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, gjatë kontrollit në shtëpinë e Selimit janë gjetur dhe sekuestruar 0.70 gramë substancë e dyshuar kokainë dhe 3.62 gramë marihuanë.

Në operacion ishin përfshirë edhe hetuesit e DHTN-së, të cilët po asistonin hetuesit rajonalë në kontrollin që lidhej me rastin tjetër.

Pas gjetjes së substancave të dyshuara narkotike, Selimi është arrestuar dhe intervistuar.

Me vendim të Prokurorit kujdestar për Krime të Përgjithshme, 25-vjeçari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT