Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeMitrovicë-Prishtinë: Vdesin edhe dy të rinj në vetaksident (VIDEO)

Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin edhe dy të rinj në vetaksident (VIDEO)

Shtylla e shkulur me rrënjë e veshja plastike e derës së veturës janë shenja të përplasjes.

Në Smrekonicë të Vushtrrisë, rreth orës 2:40 të mëngjesit, dy shokë derisa po ktheheshin në shtëpitë e tyre në Mitrovicë pësuan rëndë.

Vozitësi Qëndrim Xhemajli dhe pasagjeri Rinor Zejnullahu dyshohet se me makinë goditën mbrojtëset e rrugës ku mbetën të vdekur.

Zhurma e këtij vetaksidenti zgjoi edhe banorët e zonës që panë pak nga ngjarja.

Ekipet mjekësore të Vushtrrisë pavarësisht mjekimit të plagëve nuk arritën të shpëtojnë viktimat 22 e 24 vjeç, derisa prokuroria ende nuk ka zbardhur arsyen që çoi deri tek ky aksident.

Trupat e viktimave u dërguan për obduksion në IML dhe pas autopsisë njëri prej tyre është varrosur.

Një njohës i komunikacionit thotë se në bazë të provave që kanë mbetur në rrugë shkaku kryesor është shpejtësia e makinës.

Për këtë vi,t 61 persona vdiqën si pasojë e aksidenteve, e për këtë arsye Ahmeti rekomandon vendosjen e kamerave.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT