A2 CNN ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona.
Pamjet tregojnë momentin kur automjeti, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humb kontrollin në një kthesë dhe del nga rruga.
Sipas ekspertizës, në momentin e aksidentit automjeti po lëvizte me 114 km/orë. Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes rezulton se njëra prej gomave ka goditur platformën prej betoni ku ishte vendosur një tabelë.
Pas përplasjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë, tre personat që ndodheshin në makinë humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan për ndihmë mjekësore.
Ekspertiza ka konstatuar gjithashtu se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Viktimat e aksidentit janë Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe një 15-vjeçar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


