Një grua është kapur me substancë narkotike gjatë një bastisjeje policore në Mitrovicë, në kuadër të hetimeve për posedim të drogës.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026 rreth orës 17:30 në fshatin Shupkovc, ku njësitet policore, me urdhër të Prokurorit, kanë realizuar kontroll në një lokacion të dyshuar.
Gjatë bastisjes, tek e dyshuara Bahrije Behramaj janë gjetur katër (4) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1.5 gram.
Substanca është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.
Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


