Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Kerkohej nga Gjykata për rrahje, arrestohet pas mesnate në Podujevë...

Ekskluzive | Kerkohej nga Gjykata për rrahje, arrestohet pas mesnate në Podujevë dhe dërgohet në burg

Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv ka përfunduar në prangat e Policisë gjatë orëve të para të mëngjesit në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Egzon Kameri është ndaluar nga zyrtarët policorë në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku pas verifikimit në sistemin policor ka rezultuar i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë.

Sipas urdhër-arrestit, ai ishte dënuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që ndërlidhet me një rast rrahjeje.

Pas arrestimit, Kameri është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 20 ditësh në Burgun e Gjilanit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT