Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Katër të rinjë kapen “mat” duke konsumuar drogë në “HIB...

Ekskluzive | Katër të rinjë kapen “mat” duke konsumuar drogë në “HIB Petrol” në Prishtinë – Policia u gjen edhe thikë

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar në Prishtinë, ku dy të rinj janë kapur në flagrancë gjatë konsumimit të substancave narkotike, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 23:30, në fshatin Shkabaj, në parkingun e pompës së derivateve “HIB Petrol”, ku gjatë patrullimit, njësia policore ka hasur katër persona që dyshohej se po konsumonin drogë.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari Lorent Sinanaj (19-vjeçar) është gjetur një cigare e ndezur me marihuanë, si dhe tri qese me substancë të dyshuar narkotike (rreth 5.19 gram).

Ndërkaq, te i dyshuari tjetër Bleron Dragusha (18-vjeçar) është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).

Dy personat e tjerë, Ridvan Berisha (19-vjeçar) dhe Edonis Berisha (20-vjeçar), janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT