Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në orët e para të mëngjesit, pasi gjatë kontrollit në hyrje të festivalit Sunny Hill iu gjet substancë e dyshuar narkotike.
Sinjali mëson se i dyshuari është Labinot Muçolli rreth 26-vjeçar
Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 2 gusht, rreth orës 01:50, në hyrje të rrethojave të Sunny Hill, në Bërnicë të Prishtinës.
Gjatë kontrollit trupor të kryer nga zyrtarët policorë, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, si dhe një cigare e mbështjellë, që dyshohet se përmbante marihuanë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Me vendim të Prokurorit, Labinot Muçolli është ndaluar për 48 orë, ndërsa substanca e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse.
Rasti është duke u hetuar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


