Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Kanosje në Suharekë – i dyshuari kërcënon rreshterin e Policisë,...

Ekskluzive | Kanosje në Suharekë – i dyshuari kërcënon rreshterin e Policisë, ndalohet 48 orë dhe i gjendet drogë

Një rast kanosjeje ndaj personit zyrtar dhe posedim i substancave narkotike është raportuar në Suharekë, ku Policia ka arrestuar një të dyshuar, mëson Sinjali.

I dyshuari, i identifikuar si Ardian Bytyqi, dyshohet se ka kanosur një rreshter të Policia e Kosovës, gjatë një incidenti që ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Burime nga hetuesia bëjnë të ditur se rasti është duke u trajtuar si “kanosje ndaj zyrtarit policor” dhe “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

Hetimet janë në vazhdim dhe priten veprime të mëtejme procedurale nga organet e drejtësisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT