Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Infermierja sulmohet gjatë intervenimit në shtëpi në Prishtinë – kishte...

Ekskluzive | Infermierja sulmohet gjatë intervenimit në shtëpi në Prishtinë – kishte shkuar t’ia pastronte plagën pacientit

Një infermiere e QKMF-së në Prishtinë është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në lagjen Kalabria.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 26 shtator, rreth orës 12:00, në rrugën “Pandeli Sotiri”, ndërsa është raportuar disa orë më vonë në Stacionin Policor Jugu.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, infermierja kishte shkuar së bashku me ekipin mjekësor në shtëpinë e Bekim Kcikut, 52-vjeçar, për t’i ofruar trajtim dhe për t’ia pastruar një plagë.

Pas përfundimit të intervenimit mjekësor, mes të dyshuarit dhe infermieres dyshohet se ka nisur fillimisht një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj saj.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një infermiere tjetër, e cila është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT