Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ka tronditur Prishtinën në orët e para të mëngjesit, ku të shtënat me armë zjarri kanë lënë dy persona të plagosur.
Rasti ka ndodhur më 16 prill rreth orës 03:40 në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Siç mësoi Sinjali, njësitet e Stacionit Policor “Veriu” kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të plagosur me armë zjarri – P.M dhe B. Sh..
Sinjali merr vesh se njëri nga të plagosurit, është Blerim Shuleta.
Kush është Blerim Shuleta, i njohur me nofkën “LALA” dhe cilat janë veprat penale që rëndojnë mbi të?
Blerim Shuleta, është një person i njohur për organet e rendit dhe rrethin shoqëror, ndaj të cilit rëndojnë një numër i madh dyshimesh për vepra të ndryshme penale.
Sipas burimeve të Sinjalit, ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë raste të tentim-vrasjes, armëmbajtje pa leje, lëndime trupore, si dhe vepra të lidhura me narkotikët dhe kanosje.
Ja veprat:
vrasje në tentativë (3 raste),
mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (2 raste),
lëndim i rëndë trupor (2 raste),
lëndim i lehtë trupor (1 rast),
blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve,
ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale,
kanosje (3 raste),
si dhe vepra të tjera.
Po ashtu, “LALA”, gjatë vitit 2022 ishte përfshirë në një vrasje në tentativë ku dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi, i cili u përball me të dyshuarin teksa ishte në lëvizje me veturën e tij.
Pas një muaji, Shuleta u prangos dhe në momentin e arrestimit, Policia i gjeti një thikë dhe një armë zjarri.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive: I plagosuri në Prishtinë ka të kaluar kriminale – Kush është Blerim Shuleta, i njohur me nofkën “LALA”? appeared first on Sinjali.


