Një incident ka ndodhur brenda Stacionit Policor në Istog, ku një person i ndaluar për 48 orë dyshohet se ka dëmtuar kamerën e sigurisë në dhomën e mbajtjes, mëson Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar nga një zyrtar i Qendrës së Mbajtjes, i cili ka njoftuar se i dyshuari Lirim Zemaj kishte dëmtuar kamerën e sigurisë në dhomën nr. 4 të Stacionit Policor në Istog.
Sipas informatave, i dyshuari fillimisht kishte marrë një mbulesë jastëku dhe e kishte vendosur mbi kamerën e sigurisë, duke tentuar ta bllokonte pamjen.
Më pas, ai dyshohet se e kishte shkëputur kamerën nga plafoni, duke shkaktuar dëmtim të pronës së Policisë së Kosovës.
Sinjali mëson se menjëherë pas incidentit është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


