Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | “I doli me armë nga vetura” – 19-vjeçari në Podujevë...

Ekskluzive | “I doli me armë nga vetura” – 19-vjeçari në Podujevë denoncon kanosjen para shtëpisë

Një incident i rëndë është raportuar në Podujevë, ku një 19-vjeçar ka denoncuar në Polici se është kanosur me armë zjarri nga një person që kishte shkuar me veturë pranë shtëpisë së tij, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është Edon Januzi (25 vjeç), ndërsa viktimë figuron Edison Bekolli (19 vjeç).

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15 maj 2026 rreth orës 19:50 në fshatin Shajkofc të Podujevës.

Sinjali mëson se viktima kishte qenë në oborrin e shtëpisë kur aty kishte arritur i dyshuari me veturë dhe nga automjeti dyshohet se e kishte kanosur me armë zjarri.

Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Burimet bëjnë të ditur se pas raportimit të rastit, Policia në koordinim me Prokurorin kujdestar ka kryer kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Fillimisht i dyshuari nuk ishte hasur nga autoritetet, por më 16 maj ai është paraqitur dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Edon Januzi është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si: “Kanosje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT