Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv ka përfunduar mbrëmë në prangat e Policisë në Prishtinë, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Bëhet fjalë për Ibrahim Fazlija (33 vjeç), i cili është ndaluar më 7 maj 2026 rreth orës 19:30 në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë.
Sipas informatave, gjatë verifikimit policor ka rezultuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest për vuatje të dënimit.
Burimet bëjnë të ditur se Fazlija ishte dënuar me:
- 6 muaj burgim,
- dhe 300 euro gjobë.
Megjithatë, për shkak se gjoba nuk ishte paguar, dënimi me para i ishte shndërruar në edhe 15 ditë burgim shtesë.
Pas ndalimit nga Policia, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje totale prej 6 muaj e 15 ditësh.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


