Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | I dënuari nga drejtësia për vrasje në tentativë, ndalohet në...

Ekskluzive | I dënuari nga drejtësia për vrasje në tentativë, ndalohet në kufi në Merdarë – përfundon në vuajtje të dënimit

Një person i kërkuar me urdhëresë aktive është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 11:30, gjatë hyrjes në Kosovë, ku siç mëson Sinjali, gjatë verifikimit kufitar ka rezultuar se Sabedin (Ramiz) Çollaku ishte në kërkim me urdhëresë aktive.

Ai ishte vënë në kërkim pas shmangies së urdhëresave për vuajtje të dënimit për vrasje e mbetur në tentativë.

Pas ndalimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor, ndërsa më pas, rreth orës 15:30, është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Veprimi është ndërmarrë në bazë të urdhëresës së gjykatës, ndërsa rasti është realizuar pa incidente të tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT