Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | E dyshoi për vjedhjen e motorit të druve, 35-vjeçari e...

Ekskluzive | E dyshoi për vjedhjen e motorit të druve, 35-vjeçari e bën për spital 71-vjeçarin në Prishtinë

Një konflikt familjar që dyshohet se lidhet me vjedhjen e një motori për prerjen e druve ka eskaluar në dhunë fizike në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur me datën 19 maj, në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku 71-vjeçari Rexhep Rexhepi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga Brahim Latifi, pasi ky i fundit kishte kuptuar se ishte raportuar në Polici.

Sipas deklarimit të viktimës, ai paraprakisht kishte denoncuar në Polici vjedhjen e një motori për prerjen e druve dhe kishte ngritur dyshime se pas rastit qëndronte Brahim Latifi, i cili është vëllai i nuses së djalit të tij.

Pasi kishte marrë vesh për dyshimet ndaj tij, 35-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht të moshuarin, duke shkaktuar incident që përfundoi me ndërhyrjen e Policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën lidhur me rrethanat e rastit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Brahim Latifi është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT