Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Arrestohet një shtetas i huaj në Pejë, kapet me marihuanë...

Ekskluzive | Arrestohet një shtetas i huaj në Pejë, kapet me marihuanë te “banesat e socialit”

Një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është evidentuar pasditen e së hënës në Pejë, ku një i ri është kapur nga Policia me drogë, gjatë një kontrolli në rrugën “Adem Jashari”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në afërsi të banesave të socialit, ku njësitet policore kishin pranuar informacione për disa persona që dyshohej se po konsumonin substanca narkotike pranë një kioske.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, patrullat e Planit Operativ dhe njësia reaguese kanë hasur në disa persona, të cilët janë legjitimuar dhe kontrolluar.

Gjatë kontrollit, te njëri prej tyre shtetasi i huaj Geremias De Alcantra Rodrigues rreth 22 vjeç është gjetur në çantën e krahut një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në sasi të vogël dhe ende të pa matur.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim nga njësiti i hetimeve, ndërsa substanca e dyshuar është sekuestruar dhe për këtë i është lëshuar vërtetimi përkatës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT