Një arsenal armësh dhe pajisjesh ushtarake është zbuluar nga Policia e Kosovës në një shtëpi të vjetër dhe të pabanuar në fshatin Crepulë të Zubin Potokut, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Burimet bëjnë të ditur se zbulimi është bërë më 16 maj 2026 rreth orës 12:30 nga njësia e NJRSH-së Veri gjatë patrullimit në zonë.
Sipas informatave, policët kanë hasur në:
- një armë automatike AK-47 prodhim jugosllav me një karikator të zbrazët,
- një pushkë ajrore prodhim gjerman me municion “Diabola”,
- një armë artizanale punim dore,
- një fishek të kalibrit të madh,
- një helmetë ushtarake,
- një çantë ushtarake me pajisje për pastrimin e armëve,
- si dhe një uniformë ushtarake të kamufluar.
Sinjali mëson se njësitë relevante të Policisë në Zubin Potok kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar të gjitha armët dhe pajisjet e gjetura.
Burimet bëjnë të ditur se deri në këtë fazë ende nuk është identifikuar personi që dyshohet se i posedonte armët.
Me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si:
- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


