Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Alarm në Lluzhan: Kanosi me armë tre persona – intervenoi...

Ekskluzive | Alarm në Lluzhan: Kanosi me armë tre persona – intervenoi edhe polici që kaloi rastësisht aty, ky është i dyshuari

Një incident me armë zjarri ka alarmuar mbrëmjen e së mërkurës banorët e fshatit Lluzhan në Podujevë, ku një person dyshohet se ka kanosur tre qytetarë me armë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2026 rreth orës 19:40, në rrugën “Gryka e Llapit” në Lluzhan.

Sipas informatave, tre të dëmtuarit – F. Ahmeti (40 vjeç), A. Ahmeti (43 vjeç) dhe S. Hoti (41 vjeç) – kanë deklaruar para Policisë se janë kanosur me armë zjarri nga Naser Berisha (50 vjeç).

Burimet bëjnë të ditur se në momentin kritik në afërsi ka qenë duke kaluar edhe një zyrtar policor me veturë zyrtare, i cili ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarrë veprimet e para policore.

Megjithatë, i dyshuari dyshohet se nuk iu është bindur urdhrave të policit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas incidentit, Policia ka zhvilluar kërkime në shtëpinë e të dyshuarit në Lluzhan, ku me pëlqimin e familjarëve është kryer edhe kontroll në banesë, por fillimisht nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar ishte iniciuar rast për veprat penale:

  • “Kanosja”
  • dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Sinjali mëson se një ditë më vonë, më 7 maj rreth orës 15:00, i dyshuari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Podujevë.

Gjatë paraqitjes, ai ka dhënë deklarim edhe lidhur me armën e dyshuar, e cila më pas është sekuestruar nga Policia në shtëpinë e tij.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit, Naser Berisha është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT