Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizEdhe krerë provincash në inaugurimin e Trump, asnjë qeveritar i Kosovës i...

Edhe krerë provincash në inaugurimin e Trump, asnjë qeveritar i Kosovës i pranishëm

Pjesë e inaugurimit të Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin liderë e përfaqësues qeverish të shteteve më të fuqishme në botë.

Por kishte edhe plot të tillë nga shtete të vogla e provinca si ajo kanadeze, Newfoundland & Labrador si Andrew Fury të cilët qenë ftuar, ndonëse ky i fundit nuk arriti të shkojë për shkak të motit të lig.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, po ashtu ka qenë i ftuar, por ka qenë e paqartë nëse do të jetë i pranishëm.

Edhe udhëheqësit e Ekuadorit dhe Paraguait po ashtu ishte paraparë të ishin pjesë e ceremonisë.

Por, asnjë qeveritar i Kosovës me në krye Albin Kurtin nuk mund të haseshin në ceremoninë e Trump-it. As..edhe..një.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT