Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe Franca kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë

Edhe Franca kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë

Ambasada e Francës në Kosovë ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

Në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se Marc Ivarra, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës, ka vendosur lule në kujtim të Bunjakut.

“Tre vjet pas sulmit kriminal në #Banjskë, i cili i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që përgjegjësit për këtë sulm vdekjeprurës të dalin para #drejtësisë. Me këtë rast, Marc Ivarra, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Francës, vendosi lule në kujtim të tij”, thuhet në postimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT