Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeNgjarje e rëndë në Frashër të Mitrovicës: 65-vjeçari gjendet pa shenja jete...

Ngjarje e rëndë në Frashër të Mitrovicës: 65-vjeçari gjendet pa shenja jete në fermën ku punonte si roje sigurimi

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka ndodhur mëngjesin e 23 shtatorit në fshatin Frashër të Mitrovicës së Jugut, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ruzhdi Istrefin, i cili punonte si roje sigurimi në një fermë bagëtish.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti është raportuar pasi një person ka njoftuar se brenda fermës ndodhej një burrë për të cilin dyshohej se kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës me mjekun kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e 65-vjeçarit.

Trupi i pajetë i Istrefit është gjetur në një dhomë të objektit ku ai po punonte.

Në lokacion kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknika, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT