Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe 347 kuti ende pa u numëruar, këto janë 10 gratë më...

Edhe 347 kuti ende pa u numëruar, këto janë 10 gratë më të votuara deri më tani

Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 2,498, deri më tash janë numëruar 2,151 vendvotime, apo 86,11%.

Procesi i numërimit po vazhdon në qendrat komunale dhe tashmë po qartësohet edhe renditja e kandidatëve më të votuar, ku në mesin e tyre veçohen edhe kandidatet femra me mbështetje të lartë nga qytetarët në gjithë vendin.

Sipas rezultateve aktuale, TOP 10 femrat më të votuara deri tani janë:

  1. Albulena Haxhiu – 93,460 vota –LVV
  2. Donika Gërvalla – 76,117 vota – LVV
  3. Vjosa Osmani – 67,745 vota – LDK
  4. Mimoza Kusari Lila – 50,631 vota – LVV
  5. Doarsa Kica Xhelili – 47,827 vota  – LDK
  6. Hykmete Bajrami – 37,928 vota  – LDK
  7. Shqipe Mehmeti Selimi – 36,107 vota – LVV  
  8. Sala Jashari – 33,924 vota – PDK
  9. Vlora Çitaku – 33, 622 vota – PDK
  10.  Ganimete Musliu – 26,101 vota – PDK

Këto rezultate janë të përkohshme dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të numërimit të votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT